Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi sërish ka pasur përplasje gjatë mbledhjes së këtij komisoni anipse tashmë Valdete Daka, me të cilën kishte shumë mospajtime, nuk është në krye të KQZ-së.
Kurteshi kësaj radhe ka diskutuar me kreun e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ai insistonte se po diskuton lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, teksa kërkonte që të mos i ndërhynin.
“Sa për informimin tuaj të saktë asnjë mbledhje nuk e ka thirrë zonja Daka të Këshillit për marrëdhënie me jashtë sepse ka pasë arsyetime, pandemia e anej, ka qenë e zënë nuk e di çka. Unë jam duke folur zotri kryesues për pikën e katërt të rendit të ditës dhe asnjë fjalë personale nuk e thashë për livadhin e babës tim, unë po them çka është çështja. Ju lutem mos ndërhyni se unë nuk po ndërhyjë. Kur të ndërhyjë për një çështje personale, veç thuani lëshoje mbledhjen se s’kemi ardhë me i zgjidh çështjet e tua personale”, ka thënë Kurteshi.
Pas kësaj deklarate ai është parë i nervozuar duke dalë nga mbledhja.
“Krimi i organizuar ka humbë më 14 shkurt, këtu po dojnë me e mbajtë. Hajt bre allahile, mos më lodhni”, ka thënë Kurteshi duke lëshuar mbledhjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.