×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 14:55

    Asnjë rast i vdekjes si pasojë e Covis-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.


    Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

    Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 42 raste të reja pozitive me Covid-19.

    “Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3451468521566670

    Njoftimi i IKSHPK-së:

    54 TË SHËRUAR DHE 42 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!