×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë Qeveri nuk u kujdes për to, në mars fillon rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond prej 6 milionë euro

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:16

    Në mars pritet të filloj rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond prej 6 milionë euro.


    Artilerisë serbe i kishin bërë ballë më shumë se dy dekada më parë.

    E kullat e Jasharajve, në Prekaz, tash e një kohë po rrezikojnë të shkatërrohen nga moti i ligë dhe mungesa e kujdesit.

    Dëmtimet janë të dukshme dhe pjesë të tyre po mbahen me mbajtëse të improvizuara.

    Një pjesë e çatise, tashmë ka rënë.

    E në të gjitha pjesët, mbajtëset e hekurit tashmë janë ndryshkur.

    Vendi që ruan historinë e lavdishme të familjes Jashari, rrezikon dëmtim edhe më të madh dita-ditës.

    Kjo po i shqetëson edhe vizitorët kompleksit në Prekaz.

    Ndërkohë, si të nevojshme ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar sa më parë këto monumente po e shohin edhe banorët e këtij vendi.

    E mirëmbajtjen e tyre do duhej të kujdesej Agjencia Për Menaxhimin e Komplekseve memoriale.

    Por që nga kjo agjenci thonë që ndërrimi i shpeshtë i qeverisë iu ka zgjatur implementimin e projektit.

    Ndërsa, pas shumë kohësh, tani më ekzistoni një komitet ndërministror të cilët kanë marrë vendim që të vazhdohet puna aty ku ka mbetur me qëllim që të shpëtohen kullat nga rrënimi.

    E kryetari i komunës së Skenderaj, njëherësh anëtar i familjes Jashari, edhe pse e ka ngritur këtë problem disa herë, nuk pranoi që të flasë për T7 në lidhje me gjendjen e Kullës dhe shtëpive.

    Ndryshe, rreth 600 mijë euro ishin ndarë në fund të vitit 2017, dhe rreth 1 milionë euro në 2018, mirëpo që projektet e asaj kohë nuk ishin përkrahur nga komuna e Skenderajt, dhe nga disa faktorë të tjerë, e që më pas paratë i ishin kthyer përsëri qeverisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!