×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë votë për shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës së Avokatëve

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 18:19

    Asnjë delegat i Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës nuk ka votuar për shkarkimin e Kryetarit Behar Ejupi dhe Nënkryetarit Naim Rudari.


    Kur është nxjerr propozimi i pikës së tetë të rendit të ditës, për shkarkimin e udhëheqësve të OAK-ut, 40 delegatë kanë votuar kundër ndërsa pesë kanë abstenuar , raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pavarësisht se nënshkrues të pikës për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit ishin 23 delegatë, asnjëri prej tyre nuk ka votuar për shkarkimin e dy udhëheqësve të Odës së Avokatëve.

    Paraprakisht, propozuesit për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit kanë kërkuar që votimi të jetë i fshehur por propozimi i tyre nuk ka kaluar në Kuvendin e Odës së Avokatëve.

    Oda e Avokatëve përfaqëson më shumë se 1 mijë e 100 avokatë në gjithë Kosovën që janë të regjistruar në këtë institucion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!