×
  • Lajme
  • Lajme

    Assesi të bëhen bashkë, a do të takohen sot përfundimisht Kurti e Thaçi

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 8:08

    Dhjetëra ftesa i kanë shkëmbyer mes njëri-tjetrit deri tash Kryeministri Albin Kurti e Presidenti Hashim Thaçi, mirëpo dy palët, u takuan vetëm njëherë, madje për 5 minuta.


    Një takim shefi i Qeverisë e planifikoi edhe për nesër, por këtë ende s’e ka konfirmuar kryetari i shtetit.

    Derisa tri ditë më parë Presidenti Thaçi u takua me liderët e të gjitha partive në vend, në takim nuk i shkoi Kurti.

    Kryeministri i vendit, takimin siç deklaroi Presidenti, e ka anuluar vetëm 5 minuta para se ai të fillojë, duke e thirrur një tjetër për të premtën.

    Mirëpo, se a do t’i shkojë Thaçi Kurtit në takim ose jo ende nuk dihet, pasi që zyra e Presidentit nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Kujtojmë se Thaçi dje përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur Kurtin të frikësuar, gënjeshtar, mashtrues, të padinjitet dhe konsistent në qëndrime kundër Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!