×
  • Lajme
  • Lajme

    Atifete Jahjaga merr vaksinën antiCOVID

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 15:03

    Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka marrë vaksinën antiCOVID.


    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen tani kur shteti ka vaksina në dispozicion.

    Tutje, Jahjaga ka falënderuar stafin mjekësor për luftimin e koronavirusit.

    Postimi i saj i plotë:

    Sot, në sallën 1 Tetori u vaksionova edhe unë.

    Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër.

    Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.

    Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!