×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet në Kroaci autobusi me udhëtarë që ishin nisur nga Italia për në Kosovë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 14:04

    Është ndaluar në Kroaci autobusi me kosovarë që jetojnë në Itali i nisur nga Verona.


    KALLXO.com merr vesh se, autobusi i cili ishte nisur nga Verona e Italisë ka pasur të mbërrij të hënën në Kosovë ndërsa ishte nisur nga atje gjatë fundjavës.

    Mirëpo ai është kthyer prapa në kufirin e Kroacisë. Në këtë autobus ishin rreth 100 udhëtar.

    Autobusi i fundit me udhëtar nga Italia në Kosovë është futur të shtunën.

    Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr vendim për mbylljen e kufijve ndërsa nëpër pikat kufitare tashmë po qëndrojnë ekipet mjekësore të Institutit për Shëndetësi Publike të cilët kontrollojnë personat, shtetasit e Kosovës që dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë

    .Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e saj të cilët vijnë nga diaspora të vendosen në qendra të karantinës së detyrueshme për 14 ditë.Italia është vendi me më së shumti të prekur në Evropë nga virusi i njohur si COVID-19.Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 raste si të infektuar me COVID-19.Statistikat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë flasin për mbi 10 mijë persona të kenë hyrë në Kosovë që nga 1 shkurti 2020.“Nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit 734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!