×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj në sallë të Kuvendit, në pritje të nisjes së seancës për votimin e presidentit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 19:41

    Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj, janë parë të pranishëm në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit.


    Hoti, Veliu e Selmanaj deri tash nuk dihej nëse do marrin pjesë në këtë seancë, duke ditur raportet e tyre të acaruara me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, gjatë kohës kur ata udhëhiqnin me Qeverinë, shkruan Reporteri.net.

    Përveç ish-kryeministrit Hoti, ish-zëvendëskryeministrit Selmanaj, e ish-ministrit të Brendshëm Veliu, në Kuvend është parë edhe ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, për të cilën fillimisht u raportua se nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet presidenti.

    VV-së i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i domosdoshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit, pasi që 58 votat e deputetëve të VV-së dhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe nuk mjaftojnë.

    Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!