×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti e konfirmon: Edhe AKR do të bëhet pjesë e qeverisë

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 17:06

    I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, pas takimit me Fatmir Limajn, ka thënë se shpejt do të bëhet qeveria e re.


    Ndërsa kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha ditë më parë se partia e tij nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Hoti ka konfirmuar të kundërtën duke thënë se edhe kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

    “Edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë”, tha Hoti para gazetarëve shkruan Reporteri.net.
    Ai ka thënë se është i kënaqur me ekipin që po formohet për qeverinë e re.

    “Nesër presim t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim me përberjen e re të qeverise”, ka thënë Hoti.

    Kujtojmë se Pacolli sot u përplas mes qeverinë në detyrë, pasi Ministria e Shëndetësisë tha se kreu i AKR-së si edhe qytetarët e tjerë duhet të karantohet 14 ditë nëse kthehet në Prishtinë.

    Sipas raportimeve të mediave, Pacolli është nisur me avion privat nga Zvicra për në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!