×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti nuk e do në dialog Vjosa Osmanin

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 21:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportin që ka me kryetaren e Kuvendit, njëherësh bashkëpartiake, Vjosa Osmanin.


    Ai nuk tregoi se cila ishte vota e tij në shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares, që më pas ia zuri ky, duke thënë se është e fshehtë.

    Por, Hoti tha se nuk është i kënaqur as me trajtimin që kryekuvendarja ia bën atij para deputetëve.

    “Ju i keni parë sjelljet e mia në Kuvendin e Kosovës. Sa herë e marr fjalën i drejtohem me respektin më të madh si kryetare e Kuvendit edhe pse ajo nuk më drejtohet asnjëherë në cilësinë time si kryeministër. Si bonton i sjelljes në plot situata nuk ka qenë adekuat, po ajo nuk më pengon mua për të kryer punën time dhe për t’u sjellë me kurtuazinë e plotë që duhet të sillet një kryeministër i vendit”.

    “Për mua prioritet janë shtetërore ato që i kam dhe jo çështjet dhe sjelljet e caktuara”.

    A do Hoti që Osmani të jetë pjesë e dialogut?

    “Ajo nuk ka funksion kushtetues për të marrë pjesë në dialog. E kam thënë vazhdimisht që Kosovën në bazë të Kushtetutës e përfaqëson kryeministri. Ka hapësirë për të gjithë dhe ka pasë raste kur edhe presidenti ka qenë pjesë e dialogut, por përgjegjësinë e dialogut e ka qeveria. S’favorizoj kurrëçfarë trupa joinstitucionale për përfaqësimin e Kosovës. Ato që janë kushtetues, ata mund ta bëjnë, jo trupat hibridë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!