×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: Prioritetet e qeverisë sime, lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 11:44

    I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës ka treguar prioritetet e qeverisë së tij nëse votohet nga deputetët.


    Ai tha se qeveria e tij  do të ketë dy prioritete: luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, shkruan Reporteri.net.

    Pas kësaj pandemie, tha Hoti, qeveria do të ketë edhe disa prioritete për periudhën 2020-2023.

    Ai tha se ato do të jenë avancimi i demokracisë, veçmas lufta kundër korripsionit, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territori. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!