Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe 41 zyrtarë të kabinetit të tij shpenzuan gjysmë milioni euro, vetëm në dreka dhe darka zyrtare.
Saktësisht sipas “Koha Ditore”, Haradinaj dhe kabineti i tij shpenzuan 506 mijë e 779.22 euro, shumë kjo nga shtatori 2017 deri në gusht të vitit 2019.
Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar ish-këshilltari i Haradinajt, tani Ambasador në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se emri i tij u lakua si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit 20 mujor në Zyrën e Kryeministrit, por që sipas tij këto nuk janë shpenzime të tij e as vetëm të shefit të stafit, por edhe të shefit për bisedime me Serbinë.
Postimi i tij:
Ne shtypin ditor të Kosovës është lakuar emri im si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit tim 20 mujor nē Zyrën e Kryeministrit.
Dua të potencoj se këto nuk janë shpenzime të Avni Arifit e as vetëm të shefit të stafit të Kryeministrit por edhe të shefit për bisedime me Serbinë.
Qeveria në largim nuk ka pas ministri për dialog siç ka pas më parë Qeveria e mëparshme e as fond të posaçëm për bisedime siç ka pas gjithmonë.
Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që e kam pas. Po ashtu në disa raste faktuara të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime.
Për keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve.
Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz është tërësisht i kuptueshëm çdo konkluzion edhe kur është i pasaktë.
https://www.facebook.com/avni.arifi2000/posts/10156915974432712