×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Gashi për suspendimin e 6 policëve në Gjakovë: Drejtori i Policisë dhe IPK-ja u rreshtuan në krah të kriminelëve

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 8:13

    Avokati kosovar, Tomë Gashi ka reaguar lidhur me suspendimin e komandantit të policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë policëve të tjerë.


    Gashi ka thënë se ata janë suspenduar me një veprim të ngutshëm të IPK-së, pa u konfirmuar asnjë argumet dhe pa hetime në suaza normale brenda policisë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij këta policë duhet të dekorohen me medalje për trimëri, pasi kishin mbrojtur qytetarët e Gjakovës nga plaçkitësit e armatosur, të cilët madje pa hezituar kishin shtënë edhe në drejtim të policisë.

    Gashi ka kërkuar që policët e suspenduar t’i kthehen përsëri uniformës së tyre.

    Reagimi i plotë:

    Komandant Kristë Gjokaj, epërorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, oficerët e Policisë së Kosovës Agron Idrizi, Milot Ukaj, dhe Shaban Limani me një veprim të ngutshëm të IPK dhe pa u konfirmuar asnjë argumet, pa hetime në suaza normale të brendshme të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga Drejtori i Policisë së Kosovës. Ata u suspenduan me një arsyetim të pa vërtetuar, se kinese para një viti gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabites që donin ti grabisnin me armë zjarri qytetarët e Gjakovës në mesnate e zunë njerin dhe e rrahen pak si më shumë…!!! Dhe sikur plaqkitja nuk ju mjaftonte krimineleve të natës në Gjakovë, ata donin edhe të vrisnin ketë Policë, Heronj të luftimit të krimit. Këtë oficer të cilët në ndjekje të tyre përmes plumbave të kallashnikovëve të tyre dhe duke ju përgjigjur zjarrit me zjarr, arriten ta zene mjerisht të gjallë njerin prej këtyre krimineleve vrasës.! Dhe ja epilogu pas një viti. Kriminelet në Liri dhe Komandant Krist Gjokaj me 5 oficer të tij në vend që të dekorohet me medalje për trimëri , ata suspendohen me një veprim të ngutshem të Drejtorit të Policisë së Kosovës se kinse paska rrahur një plaqkitës që donte edhe të plaqkit me armë dhe të mos i pengonte Policia jonë.! Bile ata donin edhe ti vrisnin Policët që hynë në luft me ta..
    Kjo ndodhi pas një sygjerimi të pa argumentum të IPK.! Si suspendohen heronjët e Policisë tonë kur ata na mbrojnë nga plaqkitësit vrasëtar, të cilët edhe vet po vriten nga qytetarë te thjeshtë në mbrojtje të shtëpive dhe jetëve të tyre. Kjo do të tejkalohet nga Komandat Kristë Gjokaj dhe oficerët e tjerë, e ju qytetarë të Kosovës pak ma shumë kujdes, dhe ma shumë vetëmbrotje deri sa Krista, Gezimi, Bekimi, Agroni, Miloti dhe Shabani të kthehen të ju mbrojnë përsëri në uniformen e asaj që i besohet më së shumti, Policisë tonë!

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!