Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se deklaratat e Albin Kurtit që kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur janë të panevojshme dhe të pamatura.
Kurti kishte thënë në një emision se dallimi mes tij dhe kryeministrave të kaluar ka qenë se ai nuk ka vjedhur. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë kryeministër për tre vite.
“E kuptoj se Kurti nuk ka pasur fare përvojë në qeverisje dhe kjo dëshira e madhe për të ofenduar dhe fyer edhe pas fushatës e ka qitur jashtë kontrollit dhe e ofendon atë që nuk duhet”, ka thënë Berisha.
“Për të pasur mirëbesim duhet të ketë një qasje më të mirë me çdo partner, dhe sidomos me dikë që dëshiron të qeverisësh për një mandat. Kurti duhet të jetë më i matur me deklaratat e tij në studio televizive”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.