Avokati i Thaçit përmend presidenten Osmani në Hagë: Incidenti me kasafortën u orkestrua për t’i arsyetuar shkarkimet

Gjykata Speciale e Hagës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendimin që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.


Mirëpo, para se të merrej ky vendim avokati i Thaçit, Gregory Keohe, kishte dërguar në Gjykatë parashtresa kundër-argumentuese ndaj pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen e rishikimit të paraburgimit.

Reklamë

Keohe në këto parashtresa kishte përmendur një çështje e cila është mjaft e njohur për publikun kosovar, atë të hapjes së kasafortës së Presidencën e Kosovës, që sipas Keohe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë një pasqyrë të paqartë të së vërtetës në këtë rast.

“Në mënyrë të ngjashme, ZPS jep një pamje të pjesshme të incidentit të kasafortës së Presidencës. Në mënyrë domethënëse, Presidenti i Përkohshëm, rivali politik i Z. Thaçi, paraqiti një ankesë penale, duke pretenduar abuzim me autoritetin. Prokuroria Speciale përcaktoi se “hapja e kasafortës nuk përmban ndonjë element të veprës penale”. Një përfundim i arsyeshëm është se ky incident – shumë i publikuar nga Presidenti (atëherë Ushtrues i Detyrës së Presidentit) – u orkestrua si bazë për të shkarkuar zyrtarët përkatës. Pavarësisht nga motivi, ngjarja demonstron se “garda e vjetër ’ po hiqet sistematikisht, duke minuar mbështetjen e Gjyqtarit Paraprak në“ një rrjet të gjerë të mbështetësve për të ndikuar në dëshmitarë ose për të ndërhyrë në procedurë ”në përcaktimin e rrezikut të fluturimit të z. Thaçi dhe rrezikut të pengesave”, thuhet në parashtresat e Keohe.