×
  • Lajme
  • Lajme

    Avonet-Ministres Haxhiu: Mos atako institucionet e pavarura të drejtësisë, distancohu nga deklaratat e deritanishme

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 19:28
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos sulmojë institucionet e pavarura të drejtësisë dhe të distancohet nga deklaratat, të cilat cenojnë rendin jurididik e kushtetues.


    AVONET në një komunikatë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila është shprehur se “nuk do ta mbështesim Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës nëse nuk e kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

    AVONET këtë deklaratë e konsideron skandaloze dhe kërcënuese, sepse një deklaratë e tillë e cenon rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës.

    Shkrimi i plotë:

    AVONET kërkon nga Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu që të mos ataktoj institucionet e pavarura të drejtësisë dhe të distancohet nga deklaratat, të cilat cenojnë rendin jurididik e kushtetues

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, e cila është shprehur se “nuk do ta mbështesim Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës nëse nuk e kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

    AVONET këtë deklaratë e konsideron skandaloze dhe kërcënuese, sepse një deklaratë e tillë e cenon rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës. Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe asnjëherë nuk duhet t’i nënshtrohen pushteteve ekzekutive, e aq më pak të kërcënohen dhe paralajmërohen për detyrat që iu takojnë në bazë të Ligjit dhe Kushtetutes së Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, kjo qasje e Ministres së Drejtësisë duke atakuar institucionet e drejtësisë nuk i kontribuon aspak bashkëpunimit ndërinstitucional, por më shumë sjell dezinformim dhe denigrim të institucioneve të pavaruara.

    AVONET kërkon nga Ministrja e Drejtësisë që të distancohet nga deklaratat e tilla, të mos cenoj rendin juridik e kushtetues, e aq më pak të mos tentoj që t’i kontrolloj instutucionet e pavarura të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!