×
  • Lajme
  • Lajme

    Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari – ka shkuar gjithmonë me vullnet në punë për ta mbrojtë atë tokë

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 15:50

    Gani Bunjaku, axha i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri, tha se ndjejnë dhimbje, por edhe krenari.

    Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.

    “Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai para mediave.

    Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, shërbente me gradën rreshter në Policinë e Kosovës.

    Për rastin kanë reaguar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se këto janë sulme terroriste të organizuara nga Serbia.

    Ky është rreshteri i Policisë së Kosovës që mbeti i vrarë mbrëmë në veri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!