Burhan Pajaziti, babai i Andi Pajazitit, i cili sot u intervistua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për tentim sulm ndaj Berat Buzhalës, është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë avokati i Andi Pajazitit, Asdren Hoxha.
“Po është djali i Burhanit, s’ka lidhje me Vetëvendosjen, Burhani është anëtar i PDK-së”, ka thënë avokati Asdren Hoxha.
Dhe në fotografitë në rrjete sociale, Burhan Pajaziti shihet si njeri i afër me partinë e Kadri veselit.
Ai është në foto me njerëzit kryesor të PDK-së, Kadri Veseli, Uran Ismaili, Memli Krasniqi etj.
Gjithashtu, ai ka qenë kandidat për asamble në Prishtinë nga radhët e PDK-së.
Sot gjatë ditës, KALLXO.com raporti se Andi Pajaziti dyshohet për tentim sulm ndaj Berat Buzhalës, gazetar dhe drejtor i Gazetës Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.