Në Këshillin Prokurorial të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të KPK-së, nga Bahri Hyseni te Kryesuesi i sapozgjedhur, Jetish Maloku.
“Gjatë kësaj ceremonie, Kryesuesi i deritashëm, Bahri Hyseni, i uroi mirëseardhje Kryesuesit të ri, Jetish Maloku, me ç’rast theksoi se ndihet i nderuar që ka pasur mundësinë të jetë për pesë vjet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa brenda këtyre pesë vjetëve, dy vjet në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Kryesuesi i ri i Këshillit, Jetish Maloku, pasi falënderoi Kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit prokurorial, tha se rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre në sistemin prokurorial do të jenë vetëm një pjesë e objektivave të tij për fuqizimin e këtij sistemi”, thuhet në njoftim.
Prokurori Jetish Maloku u zgjodh Kryesues në takimin e 193-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.