×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri bën dua para vendosjes së gurthemelit të xhamisë në Mitrovicë

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 13:25

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka vënë sot gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc.


    Si një besimtar i devotshëm, Bahtiri ka bërë dua para gurthemelit, para se të bëj hapin e parë në nisjen e punimeve.

    “Me iniciativë të qytetarëve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot kemi vënë gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc, e cila do të sjellë vetëm paqe dhe harmoni për banorët e këtij fshati.

    Xhamitë janë vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti, andaj ndërtimi i secilës xhami që është e nevojshme duhet të mbështetet” shkruan Bahtiri në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!