×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri kërkon nga qytetarët ta zbatojnë vendimin e Qeverisë: Nuk kemi zgjidhje tjetër

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 9:49

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga bashkëqytetarët e tij që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.


    “Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qendrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO”, ka shkruar ai në Facebook.

    Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private në dy termine: gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!