Agim Bahtri i VV’së ka thënë se pozita e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës ka përfunduar si proces duke aluduar se kërkesa e LDK’së për këtë pozitë është hedhur poshtë nga ana e VV’së.
“Ky proces ka mbaru për tërë jetën nuk asnjë gjasë që të lëvizë ky proces”, ka thënë ai në Debat Plus.
Tutje Bahtri ka thënë se Kuvendi është institucioni më i lartë në vend dhe se nuk duhet siç thotë ai të “luhet para 3 jave po ta votojmë dhe pas tri jave po e shkarkojmë dhe tani kur ta votoni presidentin tonë po ja kthejmë”.
Ai ka thënë se kjo kërkesë është e ulët nga ana e LDK’së.
“Kjo është një ulje aq e ulët sa s’ka ku shkon”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.