×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci: Ata që nuk e pritën mirë bukën e mot-motit, janë mësuar me mish e meze

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 11:29

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas shumë kritikave ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se Kosova ka siguruar bukën e motmotit.

    Bajqinovci ironizoi duke thënë se “Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, siç duket janë mësuar veç me mish e meze”.

    Kurti e Peci me optimizëm  kanë thënë se Kosova sivjet e ka siguruar bukën.  Peci ka thënë se rendimenti i grurit këtë vit pritet të jetë më i larti ndonjëherë që nga paslufta.

    Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se se Qeveria i ka dhënë mbështetje fushës së bujqësisë me buxhet rreth 100 milionë euro. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!