Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani, ka folur mbi aktualitetin politik në vend, përcjell Reporteri.net.
Bajqinovci, ka thënë se Qeveria Kurti pati një qeverisje shumë të mirë në këto 4 vjet.
“Asnjë qeveri nuk e ka përfunduar kështu mandatin”, tha ai.
Bajqinovci, tha se në zgjedhjet e reja nuk mund të priten ndryshime të mëdha.
“S’mund të ketë ndonjë rënie”, tha ai.
Deputeti i partisë në pushtet, foli edhe për zgjedhjet në SHBA.
“Ardhja e Trumpit nuk do të ndikojë vetëm në Kosovë por në mbarë botën. Për Kosovën nuk do të ketë ndonjë problem, sepse Amerika është Amerikë”, u shpreh ai, duke shtuar se “nuk do të ketë ndonjë problem, siç po e quan opozita, për Qeverinë Kurti”.
Deputeti Mefail Bajqonovci foli edhe për ftesën e presidentes Vjosa Osmani për konsultime me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve.
“Do të ketë zgjedhje të rregullta, nuk do të ketë largim të Kurtit nga froni i kryeministrit. Pritet vetëm data, dita, muaji”, tha ai.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje, unë preferoj muajin nëntor”, u shpreh Bajqinovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.