Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të fshehta, kryetar i Degës u zgjodh Bajram Dërmaku.
Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Kamenicë, po ashtu, zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë aktivistët dhe strukturat e PDK-së për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Komunës së Kamenicës.
“Zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë, për liderët e Dekadës së Re dëshmojnë unitetin e partisë, demokracinë e brendshme dhe përkushtimin për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. PDK po e zhvillon dhe modernizon vetveten për ta modernizuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.
Edhe nënkryetari Bajrush Xhemajli dhe zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Bunjaku, folën në Kamenicë për nevojën e shtimit të punës së strukturave të reja për ta fuqizuar PDK-në dhe për t’ia kthyer perspektivën rajonit të Anamoravës.
Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës, Emin Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë aktivistët e PDK-së për punën e deritashme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.