Bajram Gecaj, këshilltar i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar pas një shkrimi të Xhelal Sveçlës, ku ai thotë se zhvillimet në SHBA nuk mund të krahasohen me ato që kishin ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Gecaj e akuzon Sveçlën se ka shtrembëruar faktet.
Ai shton se Trump po akuzohet për nxitje të dhunës, por se liderët e “Brigadave të Kuqe” thotë ai kishin udhëhequr dhunën ndaj institucioneve.
Postimi i tij i plotë:
Sveçlës i paska “djegë” krahasimi i Ambasadorit Delawie dhe, si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet. Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotivi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme. Pra për dallim nga Presidenti Trump, i cili po akuzohet për nxitje dhune, liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve. E si bumerang, liderit të tyre, të dënuar për vepra penale, sot i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.