×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Bajrami: Neve po na kërkohet të shkelim ligjin, e gjithë bllokada po vjen nga Vetëvendosje

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 18:38

    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit sipas rregullores së vet kuvendit nuk mund të përfundoj, por ajo duhet të vazhdohet çdo 48 orë.

    Ajo ka thënë se qasja e LDK-së do të jetë e njëjtë edhe nesër në vazhdimin e seancës konstituive.

    “Nuk është që ka ndryshuar diçka dhe nuk kam diçka për të shtuar sa i përket rreth asaj. Ajo që neve po na kërkohet është që të shkelim Kushtetutën dhe ligjin kështu që këto dy gjëra janë të pamundshme, në fakt nuk ka asgjë që varet prej LDK-së, e gjithë bllokada vjen prej Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

    Bajrami ka akuzuar Albin Kurtin duke thënë se ai nuk ka dhënë dorëheqje sepse pavarësisht letrës së publikuar, ai ka thirrur mbledhje të qeverisë dhe ka marr vendime.

    “Ai po e ushtron…dhe ligji thotë se duhet të japësh dorëheqje një ditë para certifikimit, por ne e kemi lënë anash atë, por ne po kërkojmë që ai të jap dorëheqje të paktën para betimit”.

    Tutje Bjrami ka thënë se dorëheqjet janë individuale dhe se ligji për qeverinë e thotë se anëtarët e qeverisë të cilët janë zgjedhur deputet duhet të dhënë dorëheqje individualisht një ditë para certifikimit të zgjedhjeve.

    “Duke mos e respektua nenin 26 ti në fakt shkel edhe nenin 72 të Kushtetutës… ata këtë gjë e kanë bërë normë, e kanë shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës tashmë më shumë se 10 herë”, ka thënë ajo.

    “Të njëjtën gjë po e kërkojnë edhe prej neve, ne nuk mund të jav jepim një gjë të tillë”, ka thënë Bajrami./dukagjini/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!