×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qëndrimet e LDK-së s’kanë ndryshuar – personi që dorëhiqet s’ka mundësi të kthehet në zyrë e të marrë vendime

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 12:20

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia ku ajo bën pjesë mbetet me qëndrime të njëjta, dhe se sipas saj nuk është opozita ajo që po e bllokon Kuvendin, shkruan Reporteri.net.

    Bajrami ka deklaruar se është Ligji që e ka bërë vetë kjo qeveri, ku thotë se ministrat duhet të japin dorëheqje para datës së certifikimit të zgjedhjeve.

    “Jemi në qëndrimet e njëjta, por shpreosjmë shumë që deputetët e Kuvendit që të procedojmë me konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të Kosovës. Nuk është opozita e cila po e bllokon Kuvendin. E keni parë e keni analizu. Neni 26 të ligjit që e kanë bo vetë, thotë se ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqjen para datës së certifikimit”, tha Bajrami.

    “Po kërkojmë që dorëheqjet të dorëzohen para votimit në Kuvend. Nuk mund dikush të ushtrojë edhe funksionin e deputetit dhe ministrit. Këta nëse i kanë numrat, mund të kthehen në zyrat e tyre. Nëse i kanë numrat, askush prej opozitës s’mund t’i bllokojë”, ka shtuar ajo.

    “Jemi te ngërrçi i betimit të deputetëve, pasi s’janë përmbushur kushtet te ajo pikë. Nëse VV propozon Kryetar të Kuvendit të Kosovës duhet t’i ketë edhe votat”

    Dorëheqja është akt formal juridik. Personi që dorëhqet s’ka mundësi të kthehet në zyrë e të marrë vendime”, tha Bajrami në hollin e Kuvendit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!