×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 19:56

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, shkruan Reporteri.net.

    Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që deputetët votojnë sipas vullnetit të tyre.

    Postimi i saj i plotë:

    LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë.

    Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit. Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht kundër vetë votimit të fshehtë dhe kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

    Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja është: Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara?

    E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!