×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj e Nismës: VV për pak pushtet, herë me Listën Serbe e herë me serb veç e veç

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 13:07

    NISMA Socaildemokrate e Fatmir Limajt vazhdon ta thumboi Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit i dërgoi në Supreme rastin për votat nga Serbia.


    Është ish-deputetja Albulena Balaj-Halimaj e cila thotë se VV për pak më tepër pushtet, Vetëvendosje nuk po zgjedhë formë e as mjet. Herë me Listën Serbe, e herë me serb veç e veç”.

    Postimi i Balajt-Halimaj në Facebook:

    Për pak më tepër pushtet, Vetëvendosje nuk po zgjedhë formë e as mjet. Herë me Listën Serbe e here me serb veç e veç.

    Shpejtë e treguan fytyrën e vërtet. Kur po e ndëgjojë Albulenën që para një jave thonte se është turp për KQZ të pranohen votat serbe, e tash me po të njejtat vota po do të ja grabisë mbi 42000 votuesve shqipëtar zgjedhesit e tyre, kjo tregon më së miri se kjo zonjë e ata si kjo do të shesin gjithcka vetëm për interes të vetin. Këtë mashtrim dhe dyftyrësi nuk e merituan ata që ju votuan.

    Ndërsa vet Lista Serbe e ka ditur që ato kuti janë të kontrabanduara, siç e ka ditur edhe Nenadi dhe e ka thën si ti, por ju tregoni përveç ta bëni ministër çka i dhatë më shumë që ta bindni? E ajo që e paskeni kuptuar sot që Lista Serbe nuk ka bërë ankesë fare nuk qëndron sepse ju i keni lutur ata që të bëjnë por ama të gjithë nuk keni mundur t’i bëni ministra…

    Ps; Albulenë, ata që kërkojnë shumë, nuk marrin asgjë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!