×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimaj: Vuçiq në Washington me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 18:40

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë një nga gratë që ishin pjesëmarrëse në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se përse e ka injoruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


    “Një ditë para takimit në Washington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të na dekoncentruar, Vuçiq mu drejtuar në serbisht”.

    Balaj-Halimaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Vuçiq e ka bërë këtë gjest me qëllim, për t’i provokuar ata.

    “Unë nuk e njoh gjuhën serbe dhe nuk kam qenë e interesuar ta njoh atë gjuhë. Ai [Vuçiq], u afrua dhe filloi të flasë serbisht dhe unë e shikova me shumë injorancë. Kjo pasi aty të gjithë flisnin anglisht dhe ai insistoi të fliste serbisht, qoftë me kryeministrin dhe me pjesën tjetër të delegacionit “.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!