×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj për Limajn: Do të jesh përherë lider i Nismës

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 21:33

    Megjithëse Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, nuk arriti të hyjë në parlament pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, anëtaret e saj janë të bindur se do të rikthehen edhe më të fortë në të ardhmen, shkruan Reporteri.net.


    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, e cila vjen nga Nisma, ka shkruar se janë edhe më të fortë, ndonëse dështuan ta kalojnë pragun në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar.

    Ajo tutje tha se Fatmir Limaj do të mbetet përherë lideri i kësaj partie.

    “Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve! Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë! Me Ty gjithmonë. Vazhdojmë… Edhe më të fortë!”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!