×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Banim në Australi në vlerë mbi gjysmë milioni euro e mëditje mbi 11 mijë euro, Osmani deklaron pasurinë e saj dhe bashkëshortit

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 15:20

    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku janë përfshirë edhe pasuritë e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

    Në emër të saj, Osmani ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një tikë në vlerë 35 mijë euro dhe një shtëpi në vlerë 208 mijë euro që e ka në pronësi të përbashkët.

    Ndërkohë, në emër të bashkëshortit ka deklaruar banesën e tij në vlerë gati 60 mijë euro, një garazh në vlerë 6 mijë euro, shtëpinë e tij në Australi në vlerë 170 mijë euro dhe banim po ashtu në Australi në vlerë 510 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar veturën e bashkëshortit, një Mercedes Benz, në vlerë 10 mijë euro.

    Vetë Osmani ka thënë se ka 2 mijë e 511 euro para të gatshme në bankë, teksa Sadriu ka para të gatshme në bankë 30 euro dhe 116 dollarë.

    Ata kanë edhe dy kredi të përbashkët, njëra për punë shtesë në shtëpi në vlerë 16 mijë euro dhe 40 mijë e 500 euro si huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.

    Nga paga si presidente e vendit, Osmani merr 33 mijë e 104 euro në vit. Përveç pagës, ajo ka marrë edhe mëditje në vlerë 11 mijë e 639 për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

    Ndërkohë, bashkëshorti i saj, ka marrë 11 mijë e 68 euro nga paga, 12 mijë e 500 dollarë si të hyra nga qiraja, 19 mijë e 233 euro si pagesa nga vendimet gjyqësore dhe 2 mijë e 795 euro si mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!