Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryesisht çifte të moshuarish.
Ata që kanë mbetur atje thonë se arsyet e largimit të shqiptarëve janë të shumta, ndërsa si kryesoret përmendin diskriminimin, mungesën e infrastrukturës dhe politikat e autoriteteve serbe për pasivizim të adresave të banimit.
Por, atje ende ka shqiptarë që s’e kanë në plan të largohen, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Një nga banorët shqiptar atje rrëfehet se ka dy punëtorë serbë, të cilët tha se “i kërcënojnë me fjalët kemi për t’ju vrarë nëse shkoni të punoni aty. Hyqmeti nuk i merr parasysh ato (kërcënimet), i kam njoftuar”, thotë ky banor për Radio Evropën e Lirë.
“Shteti (Serbia), ua ka futur këtë urrejtje…Unë nuk mundem mi bë krejt serbët të këqinj”, shton ai.
Rrëfimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.