Autoriteti i Konkurrences do të dërgojë gjatë ditës së sotme hetues nëpër barnatore, rreth rritjes së çmimit të maskave.
Valon Prestreshi, drejtor i këtij autoriteti, ka thënë për “Sot” të KTV-së se janë marrë shumë ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimit të maskave dhe se do të dilet për të vërtetuar nëse ka marrëveshje nga barnatoret për rritje të çmimit, gjë kjo e ndaluar.
Aktualisht, në shumë barnatore ka mungesë të maskave, të cilat po përdoren si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.