×
  • Lajme
  • Lajme

    Barrikadat në veri, Qalaj: Disa policë të Kosovës kanë fjetur në paketa që i sillnin me ushqim

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 23:47
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj

    Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj, ka treguar se derisa po shërbenin në veri të Kosovës gjatë periudhës së barrikadave, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë jetuar në kushte shumë të rënda.

    Qalaj tha se disa policë kanë fjetur në paketa, të cilat ishin dërguar me ushqime atje. Disa të tjerë kanë fjetur edhe në pllaka, për çka edhe janë sëmurë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Policët në stacionet policore, kanë fjetë në disa paketa, ato paketa janë dërguar me ushqime. Kanë fjetur në pllaka. Ka pasur policë të sëmurë, nuk ka mundur askush t’ju dërgoj as ndonjë hap”, tha Qalaj në T7.

    Sipas tij, Policia e Kosovës po priste një udhëzim apo vendim nga Qeveria e Kosovës se si të veprohet.

    “Bllokimi i rrugëve është bërë vetëm për Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

    Qalaj po ashtu deklaroi se ka pasë një tjetër rast ku katër policë kanë mbetur të bllokuar për katër ditë në një veturë, mes dy barrikadave.

    “Ka pasur raste se katër policë kanë mbetur në një automjet për katër ditë mes dy barrikadave. Janë tërhequr ata, e dinë se si janë tërhequr”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!