×
  • Lajme
  • Lajme

    Barrikadohet Serbia: Nëse nuk themelohet Asociacioni s’do të ketë sukses në negociata

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 18:50

    Shefi i delegacionit serb Petar Petkoviq pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi të ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe s’do ketë përparim në negociata.


    Petkoviq para gazetarëve në Bruksel ka thënë po ashtu se një raund tjetër bisedimesh do të ndodh në pjesën e dytë të tetorit mes tij dhe zëvendëskryeministrit Bislimi.

    Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit tre palësh sot tha se pozicionet e palëve mbesin larg njëra-tjetrës mbi disa çështje të rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!