×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha akuzon Ramën se po e fsheh numrin e të infektuarve me Covid-19: Gjendja është shumë më keq

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 22:19

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga coronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.


    Lidhur me këtë situatë, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati shkruan se “numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.”

    Basha shkruan se Shqipëria ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm prej pandemisë, por dhe për shkak të shkatërrimit të ekonomisë nga qeveria “Rama”.

    Postimii plotë:

    U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

    Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

    Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!