×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Bashkatdhetarëve iu ndalohen specat për turrshi në kufi, gjobiten deri 1500 euro

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 20:53

    Në këtë kohë kur bëhen edhe turrshitëm bashkatdhetarët nga Kosova dërgojnë speca drejt shteteve të ndryshme ku ata jetojnë që të bëjnë përgatitjen edhe atje.

    Por disa shtete nuk po i lejojnë mërgimtarët tanë t’i dërgojnë specat për turrshi.

    Një mërgimtar së fundmi ka publikuar një video në rrjetin social “TikTok”, ku shihen kontinierë të mbushur me speca të ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

    Pas publikimit të kësaj vidoje, një mërgimtar ka treguar se është dënuar me 1500 euro për shkak të përpjekjes për të kaluar specat përmes kufirit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!