Bashkëkryesuesja e seancës konstituive, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka thënë se tashmë është bërë e qartë se Kuvendi nuk po e dëshiron Albulena Haxhiun për kryetare.
Ajo ka shkruar në Facebook, se është e frustruar që nuk mund të ndërhyjë në një proces që po dëmton seriozitetin e këtij institucioni, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka pasur kritika për Avni Deharin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i saj i plotë:
Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit.
Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.
Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave.
Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!