×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpartiaku i Ramës thirrje Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave, bashkëngjitjuni Ballkanit të Hapur

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 11:20

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është bashkuar thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama që Kosova t’i bashkohet sa më parë Ballkanit të Hapur.

    Sipas Ballës, një tjetër shtet në javët në vijim do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Balla i ka bërë thirrje edhe Kosovës duke thënë se nuk duhet të bien pre e dezinformatave.

    “Sot nuk ke një vend anëtar të BE që të ketë një rezervë të vogël për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Për Ballkanin e Hapur, kjo është gjëja më pozitive. Mjafton të flasësh me përfituesit e drejtpërdrejtë të Ballkanit të Hapur, prodhuesit. Hajde shkojmë tek të gjithë eksportuesit dhe i pyesim”.

    “Unë do vijoj t’i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave nga Kosova që mos bien pre e keq informimeve por të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. As ka asnjë dyshim që në javët në vijim dhe një vend tjetër i Ballkanit do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur.
    E jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në Bosnje edhe qeveria e re boshnjake do i bashkangjitet Ballkanit, ku aty aleati juaj non grata Dodik, ju jeni në të njëjtën ombrellë me të ju jeni shoqata e non gratave të Ballkanit”, tha Balla./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!