×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunimi Serbi-Rusi, Vulin do të takohet me Lavrovin në Moskë

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 17:36

    Zyrtarët serbë dhe rusë duket se po vazhdojnë takimet dhe koordinimin mes tyre përkundër valës së zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi si dhe pushtimit rus në Ukrainë, shkruan N1, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo pasi Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, do të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, të hënën e 22 gushtit, në Moskë.

    Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë ruse, Ivan Nechayev.

    I njëjti ka dhënë detaje se çka pritet të diskutohet në këtë takim mes Vulinit dhe Lavrovit.

    “Pritet që ministrat të diskutojnë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ruso-serb si dhe të shkëmbejnë mendime për problemet aktuale dhe rajonale”, deklaroi shkurtimisht Nechayev.

    Kujtojmë se Serbia hyn në listën e shteteve miqësore të Rusisë, e cila, pavarësisht presioneve të shumta, nuk ka vendosur sanksione ndaj tyre pas pushtimit në Ukrainë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!