×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon bashkëshortja pas arrestimit të Dardan Molliqajt: Kurti do të shuajë çdo zë opozitar

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 16:17

    Ish-ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, njëherit edhe bashkëshortja e Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të këtij të fundit, derisa ka shkruar se nevoja e Albin Kurtit për të shuar çdo zë opozitar ka kaluar në absurditet.


    Shahini ka shkruar se nëse Albini nuk i shuan protesat me dhunë, për ta përvetësuar kauzën, ai i nxjerrë ministrat e tij në protesta siç ndodhi javë më parë me Albulena Haxhiun kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Shkrimi i plotë:

    Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë.

    Para kësaj, u organizua një protestë e vogël kundër hipokrizisë së VV-së e cila bëri fushatë të hapur elektorale, të rrezikshme për shëndetin midis pandemisë dhe menjëherë pasi fitoi zgjedhjet vendosi masa të rrepta duke u thirrur në pandemi, që rezultuan në mbyllje biznesesh dhe gjobitje marramendëse të qytetarëve. Protesta u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e protestuesve, sa nuk ishte parë që nga koha e UNMIK-ut.

    Nëse nuk i shuan me dhunë, Albini nxjerr ministrat e vet në protestë, për ta përvetësuar kauzen, siç ndodhi me daljen e turpshme të ministres së drejtësisë dhe atij të brendshëm në protestat kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj.

    Shëndeti i demokracisë në Kosovë është në pikën e vet më të brishtë që nga paslufta. E vetmja fije shprese është fakti që nën pushtetet e dhunshme, pashmangshëm rritet e forcohet opozita. Kështu që paradoksalisht, nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!