×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkësia Islame e Kosovës: Mos shtrëngoni duart për urimin e Bajramit

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 7:07

    Muslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.


    Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.

    Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar që të mos ketë shtrëngim të duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes apo shprehjes së urimit për Bajram.

    Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në hutben e Fitër Bajramit kërkoi që besimtarët myslimanë të jenë maksimalisht të kujdësshëm gjatë festës.

    “Edhe këtë bajram po e presim në kohë pandemie. Kujtojmë të gjithë ata që shkuan ë ahiret duke lutur krijuesin t[I marrë nën mëshirën e tij. Dhe lutemi për shërim të infektuarve. Ruani shëndetin, ruajeni njëri-tjetrin. Kujdes maksimal për shëndetin publi sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”, deklaroi Tërnava.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!