Të enjten mbrëma u zhvillua finalja e dytë në basketboll në mes Trepçës dhe Yllit.
Skuadra nga Suhareka shënoi fitore si mysafir me rezultat 46-60.
Megjithatë, në sallën “Minatori” ishin prezent edhe politikanë e fytyra publike.
Në mesin e tyre ishin edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me kryetarët e Mitrovicës dhe Suharekës, Bedri Hamza, respektivisht Bali Muharremaj.
Fotografitë i ka publikuar ky i fundit në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Me kryetarin e Mitrovicës z.Bedri Hamza urojmë që sonte të ketë spektakël në lojë”, shkroi i pari i Suharekës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.