×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria Speciale

    Bastisja në MMPHI, Krimet Ekonomike në kërkim të Naser Hafizit – nuk u gjet në banesën e tij

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 17:59

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Sipas komunikatës gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, kurse i dyshuari tjetër Naser Hafizi, nuk është gjetur në vendbanim e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Bytyqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

    Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1. Një (1) revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë 9 mm; tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme; tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax, një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax; shtatëmbëdhjetë (17) USB’, tre (3) llaptop HP; katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

    “Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.”, është thënë në komunikatën e përbashkët.

    Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari Izedin Bztzqi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Ky aksion është zhvilluar pas zhvillimit të hetimeve disamujore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!