×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje në lagjen Pejton, Njësia Speciale futet në një kompani të marketingut

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:51

    Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke bastisur një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.


    Siç po raportohet, dyshohet se bëhet fjalë për një kompani të marketingut.

    Për këtë rast Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe të njëjtit kanë thënë se bëhet fjalë për një operacion që ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

    Nga policia po ashtu kanë konfirmuar se operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe po ashtu edhe në Ferizaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!