Prokuroria e Gjykatës Speciale po zhvillon edhe sot aksionin e nisur dje.
Shënjestër e bastisjeve ishin tre ish-këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj dhe Artan Behrami.
ZPS-ja thotë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për Reporteri.net.
Gazeta Online Reporteri.net mëson se sot është duke u bastisur shtëpia e Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit sa ishte president.
Të njëjtit, siç mëson Reporteri.net i është konfiskuar telefoni.
Kujtojmë se bastisje gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka.
Këto operacione po mbështetën nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
Në anën tjetër, dje në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor me dëshmitarin e 31-të. Ky i fundit kishte qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Drenocit.
Ai është marrë në pyetje lidhur me strukturën komanduese. /Reporteri.net/
Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami