×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 8:48

    Analisti Baton Haxhiu ka folur mbrëmë lidhur me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket dialogut me Serbinë.


    Sipas Haxhiut, Albin Kurti me zvarritjen që po i bën dialogut, tregon se ai nuk e do Kosovën.

    “Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është Marrëveshja e Washingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte”, deklaroi Haxhiu në EuroNews Albania.

    “Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog. Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!