×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: KLAN-i i ka rezultatet, publikohen në orën 19:00

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 18:02

    Publicisti Baton Haxhiu ka theksuar se “Gani Bobi” nuk ka publikuar ende asnjë sondazh.


    Sipas tij, rezultatet e para do të dalin në ora 19:00.

    Ai në një intervistë ka thënë se janë bërë gjithsejtë 2998. Sipas tij, marzha e gabimit do të jetë nga 0.5 deri në 1 për qind.

    Haxhiu ndër të tjera ka thënë se nga 2998 të anketuar, 45 për qind janë femra. Sipas tij, këta të anketuar 92 për qind janë shprehur se zgjedhjet kanë qenë mirë të organizuara.

    Ai ka theksuar se këto anketa do të zhgënjejnë edhe shumë parti.

    “Saktësisht në ora 19:00, do të publikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Marzha e gabimit deri në mbyllje të qendrave të votimit do të mund të ndryshojnë për 0.1 për qind”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!